Please enter at least 3 characters.

Loriana Kuka e pafat, mposhtet dhe nuk arrin të vazhdojë rrugën për medalje në Tokio

2021/07/224290283_5861100317295292_6596975750718835086_n.jpg

Loriana Kuka nuk ka arritur të vazhdojë rrugën drejt medaljes së tretë olimpike për Kosovën në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Xhudistja jonë u mund nga rusja Aleksandra Babintseva, me shënim të artë në raundin e dytë të kategorisë -78 kg.

Kukës nuk i priu fati, pasi lufta që zgjati mbi gjashtë minuta po shkonte në favor të saj.

Loriana ka përpara një karrierë të gjatë dhe e presin edhe Olimpiada të tjera.

Ekipi olimpik i xhudos e mbyll këtu garimin në Lojërat Olimpike, Tokio 2020, me bilanc të jashtëzakonshëm, duke fituar dy medalje të arta me Distria Krasniqin e Nora Gjakovën. /Telegrafi/