Please enter at least 3 characters.

Lojtari i Sevillas akuzon gjyqtarin për humbjen

2016/11/nicolas-pareja-e1479858080112.jpg

Shënuesi i vetëm i Sevillas, Nicolas Pareja, e ka fajësuar gjyqtarin Mark Clattenburgun për humbjen nga Juventusi (3-1). 

Sevilla mbeti me 10 lojtarë në pjesën e parë pas largimit të Franco Vazquez me karton të kuq.

“Humbën kundër një kundërshtari të fortë, por kishin fat në disa situata”.

“Kartoni i kuq i Vazquez ishte i ngutshëm, pasi nuk e meritoi të dytin të verdhë. Gjyqtari dha dy vendime që i dhanë kah  tjetër lojës”, ka deklaruar Pareja.

Sevilla duhet të mendojë që kundër Lyonit të arrijë kualifikimin. /Telegrafi/