Please enter at least 3 characters.

Loja me këngë Encës dhe Ermalit (Video)

2017/06/EncaHaxhia-1.jpg

Gjatë pjesëmarrjes së saj në emisionin Xing me Ermalin, Enca Haxhia ka shpalosur shumë detaje interesante dhe njëherësh i ka bërë të gjitha lojërat që ia ka kërkuar nikoqiri.

Të gjithë i njohim aftësitë e Ermal Mamaqit në këndim, prandaj këndimi është padyshim pjesë e emisionit në njërën prej lojërave.

Qëllimi i kësaj loje është që tekstet e këngëve tjera t'i këndojnë me nota të këngëve të zhanreve tjera.

Në videon e mëposhtme mund të dëgjoni përmbledhjen interesante që kanë bërë dy këngëtarët. /Telegrafi/