Please enter at least 3 characters.

Llorente: E ardhmja ime është te Juve

2016/01/llorente-e-ardhmja-ime-euml-sht-euml-te-juve_hd.jpg

Spanjolli kaloi te Bianconerët në verën e kaluar nga Athletic Bilbao, mirëpo është spekuluar se mund të largohet nëse Juve merr një ofertë të mirë.

Barcelona është ndër klubet që kanë shprehur interesim për shërbimet e 29-vjeçarit.

“E ardhmja ime është te Juventusi. Askush nuk më ka thirrur në telefon”.

“Kam pasur pushime shumë të qeta. Jam i lumtur që gjendem këtu – nuk mendoj për asgjë tjetër”, është shprehur Llorente për Sky Sport Italia. /Telegrafi/