Please enter at least 3 characters.

Lloga me shembuj të Kroacisë sfidon institucionet në Maqedoni

2023/07/348576490_212706145086317_710188925464220005_n-e1689339139445.jpg

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, ka vazhduar përplasjen e tij me Gjykatën Kushtetuese për certifikatat e të lindurve.

Lloga në Facebook ka publikuar një fotografi në të cilën shihet se certifikatat e të lindurve në Kroaci jepen me grafë etnike, propozim të cilin ministrit ia anuloi Gjykata Kushtetuese në RMV.

Lloga në përshkrimin e tij në postim, aludon se shembulli i Kroacisë është sipas standardeve evropiane.

Ndryshe, pasi erdhi në pozitën e ministrit të Drejtësisë, Lloga miratoi një Udhëzim i cili parashihte që në certifikatat e reja të të lindurve në RMV të shkruhet edhe përkatësia etnike e qytetarëve. Por këtë udhëzim ia anuloi Gjykata Kushtetuese, sipas së cilës ky udhëzim ishte në kundërshtim me aktet ligjore në vend./Telegrafi/