")
Please enter at least 3 characters.

Llapi pret Feronikelin, formacionet zyrtare

2020/12/123049294_10158690119007243_8343943007764482920_o.jpg
14:"Petrit Miftari

Llapi është rikthyer në formën e tyre më të mirë në ndeshjet e fundit dhe tani është afruar me pikë me skuadrat e tjera.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Tahir Batatina është nikoqir i Feronikelit në kuadër të xhiros së 18-të në Superligë.

Në anën tjetër edhe Feronikeli ka bërë ndeshje të mira së fundmi dhe kjo e bënë ndeshjen tejet interesante.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Drenas mes dy ekipeve i kishte takuar ‘Industrialistëve’ që fituan me rezultat minimal 1-0.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Hoffman, Peposhi, Prenci, Idrizi, Emini, Shabani, Ar. Ramadani, Hoti, Veliu, Begolli, Sava.

Feronikeli: Avdyli, Balde, Lladrovci, Thaqi, Hoxha, Malaj, Dabiqaj, Bojku, Da Silva, Maliqi, Simonovski. /Telegrafi/