Llamkos Kosova apo Deçani?
05/06/2013
Skuadra vushtrriase përfundoi në pozitën e 10-të në Raiffeisen Superligë, kurse deçanasit në atë të tretë në Ligën e Parë, kështu që të dyja skuadrat do ta kërkojnë fitoren, për të garuar në elitën e futbollit kosovar sezonin e ardhshëm. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Vushtrriasit që u përforcuan shuam gjatë dimrit kanë më shumë kualitet në ekip dhe shihen si favorit në këtë ballafaqim, por as ekipi i Deçanit nuk bën të nënvlerësohet.
Në njërën anë tifozeria ‘Forca’, e në tjetrën ‘Luftëtarët’, premtojnë spektakël në ndeshjen e së mërkurës, e cila do të fillojë në ora 17:00. /Telegrafi/


