Please enter at least 3 characters.

Lladrovci paditë Xhavit Drenorin për shpifje

2019/02/unnamed-8-2.jpg

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka deponuar padi për shpifje, ndaj ish asamblistit komunal Xhavit Drenori.

Lladrovci thotë se këtë e ka bërë, duke vlerësuar se situatën tejet të rënduar në këtë Komunë, Drenori, sipas Lladrovcit, po e ngarkon edhe më shumë, me shpifje dhe dezinformata.

“Kjo është padia e radhës ndaj Drenorit, për shpifje. Pres nga institucionet e drejtësisë, të marrin vendim meritor, ngase, nuk është hera e parë që Xhavit Drenori, vihet në fokus të mediave me shpifje e insinuata të turpshme. Kam besim në organet e rendit, të hetuesisë dhe gjyqësorit se do ta zbardhin tërë rastin e abuzimit të së miturës, duke dhënë dënimin për secilin që ka rënë ndesh me ligjin, sikur që pres edhe dënim për ata që shpifin nga motivet e tyre të sëmura”, thotë Lladrovci.