Please enter at least 3 characters.

Ljuca luan pa rrogë

2016/01/ljuca-luan-pa-rrog-euml_hd.jpg

“Ljuca do të vazhdojë me skuadrën. Ne i kemi kryer obligimet financiare me të deri në muajin nëntor, ndërsa ai ka pranuar që të vazhdojë me ne pa obligime financiare. Ai ka pranuar të luajë pa para. Ljuca ka një qëllim të vetin, të tregojë se është i vlefshëm për skuadrën. Ai dëshiron t’ia bëjë të qartë trajnerit se e meriton të luajë dhe është duke dhënë maksimumin për një gjë të tillë. Trajneri ka vendosur t’ia japë edhe një rast dhe të shohim ditëve në vijim se çfarë do të ndodhë”, ka theksuar Gashi.

E vetë Ljuca, i prononcuar për gazetën të mërkurën, ka deklaruar se nuk mund të komentojë asgjë mbi marrëveshjen e re me ‘verdhezinjtë’, por priten ndryshime ditëve në vijim. “Nuk mund të komentoj asgjë rreth kësaj. Vetëm mund të them se mund të pritet diçka gjatë ditëve në vijimit. Largim? Diçka e tillë”, u shpreh qendra e Pejës.