Ljajic drejt Bundesligës gjermane
20/06/2015
Kështu ‘Giallorosët’, pas afrikanëve Yao Gervinho dhe Seydou Domubia pritet ta largojnë edhe serbin Adem Ljajic.
Sipas asaj që ka raportuar sot ‘calciomercato’, Roma është duke pritur një ofertë rreth 18 milionë euro për ta lënë të lirë sulmuesin anësor.
Dy skuadrat gjermane, Borussia Dortmund dhe Schalke 04 janë në garë për t’i siguruar shërbimet e ish-anëtarit të Fiorentinës.
Ljajic ishte golashënuesi më i mirë i Romës me tetë gola, por në ndeshjet e fundit nuk është aktivizuar fare nga Rudi Garcia pasi forma e tij pësoi rënie drastike. /Telegrafi/


