Please enter at least 3 characters.

Liverpooli në bisedime për huazimin e mbrojtësit holandez

Liverpooli po negocion për të sjellë në Anfield mbrojtësin e kombëtares holandeze, Lutsharel Geertruida, në formë huazimi, sipas gazetarit të njohur David Ornstein.

25-vjeçari aktualisht është në huazim njëvjeçar te Sunderland nga RB Leipzig, por klubet po diskutojnë mundësinë e ndërprerjes së këtij huazimi për ta lejuar një transferim drejt Liverpoolit.

Geertruida, që mund të luajë si mbrojtës i djathtë, qendërmbrojtës apo mesfushor mbrojtës, ka tërhequr interesin e Liverpoolit për shkak të mungesave në linjën e tyre mbrojtëse.

Çdo transferim i tij te Reds do të kërkonte miratimin e Sunderlandit.

Holandezi ka bashkëpunuar më parë me trajnerin e Liverpoolit, Arne Slot, gjatë tre sezoneve te Feyenoord, para se të transferohej te RB Leipzig në vitin 2024, duke i dhënë menaxherit njohuri të mirë mbi aftësitë dhe shkathtësinë e tij. /Telegrafi/