Liverpooli me përmbysje triumfon ndaj Atletico Madridit
Liverpooli i ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi në përballjen e vështirë ndaj Atletico Madridit.
“Reds” zhvilluan një paraqitje solide ku triumfuan me rezultat të ngushtë 2-1.
Atletico fillimisht e shtangu Liverpoolin falë Marcos Llorente që përfitoi nga një asistim i shkëlqyer përmes Julian Alvarez (17’).
Sidoqoftë, ishte Dominik Szoboszlai që barazoi pas asistimit magjik të Ronald Araujos (40’).
Ndërsa, për përmbysjen e madhe u përkujdes Alexis Mac Allister me një supergol nga distanca (50’).
Tutje, Atletico tentoi ta barazonte por që mbrojtja e Liverpoolit u gjend në vendin e duhur.
Jeremie Frimpong gjithashtu realizoi për Liverpoolin por goli u anulua shkaku i pozitës jashtë loje (89’).
Kësisoj, Liverpooli arkëton pikët e para në Ligën e Kampionëve, kurse Atletico do t’i kërkojë në xhirot e ardhshme./Telegrafi/


