Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Konate, nëse ky i fundit kalon te Real Madridi
Liverpooli thuhet se po shqyrton mundësinë e transferimit të mbrojtësit të Bayern Munich, Dayot Upamecano, sipas raportimeve të Bild.
Të Kuqtë mund të veprojnë në rast se Ibrahima Konate largohet falas nga Anfield në vitin 2026, me Real Madridin që thuhet se e ka vendosur si prioritet francezin.
Upamecano ka qenë në radarin e Liverpoolit më parë, dhe klubi e sheh atë si një zëvendësues të natyrshëm të Konate nëse lind nevoja.
Real Madridi po monitoron nga afër situatën e Konates, me kontratën e mbrojtësit që e lë të hapur një largim të mundshëm. Interesi i madrilenëve pritet të rritet pasi William Saliba ka nënshkruar një kontratë të re me Arsenalin.
Liverpooli po përgatitet për lëvizje të mundshme në afatin e ardhshme, pas lëndimit të Giovanni Leonit, dhe Upamecano shihet si një kandidat kryesor për të forcuar mbrojtjen e skuadrës. /Telegrafi/


