Please enter at least 3 characters.

Liverpooli fiton ndaj Evertonit në sekondat e fundit, Reds nuk mposhten në 20 vitet e fundit nga Blutë në Anfield

2018/12/Divock-Origi.jpg
284:"LIVERPOOL, ENGLAND - DECEMBER 02: Divock Origi of Liverpool shoots under pressure from Jordan Pickford of Everton during the Premier League match between Liverpool FC and Everton FC at Anfield on December 2, 2018 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli arriti fitore dramatike ndaj Evertonit në Ligën Premier me rezultat 1-0 në Anfield.

Reds mbajtën topin më shumë, por edhe mysafirët u treguar të rrezikshëm në disa raste.

Ishte Yarry Mina (4') ai që kishte rastin e parë në ndeshje, ndërsa Liverpooli iu kundërpërgjigj me Sadio Manen (12').

(Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Andre Gomes provoi në minutë e 21-të , por Alisson bëri një pritje të mirë.

Xherdan Shaqiri kishte rast të mirë për gol, por portieri Jordan Pickford u tregua i vëmendshëm dhe bëri një pritje fantastike. Rastin e fundit serioz për gol e kishte The Walcott (35'), por Alisson nuk lejoi që rrjeta e portë së tij të tundet dhe me rezultatin 0-0 përfunduan 45 minuat e parë.

Në pjesën e dytë intensiteti i lojës ishte pak më i dobët, skuadra e Jurgen Klopp e kërkoi më shumë golin, ndërsa rastet më të mira i kishte Sadio Mane (53', 86').

(Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

I pafat Liverpooli, Divock Origi goditi shtyllën nga afërsia në minutën e 87-të. Kur të gjithë menduan se ndeshja do të përfundonte me barazim, Origi shënoi në sekondat e fundit të ndeshjes.

Pas kësaj fitore Liverpooli renditet në vendin e dytë me 36 pikë, dy më pak se Manchester City. Evertoni vazhdon në pozitën e gjashtë me 22 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Reds është kundër Burnleyt, ndërsa Blutë luajnë ndaj Newcastles. /Telegrafi/