Please enter at least 3 characters.

Liverpooli dhe Chelsea e duan Lewandowskin

2019/04/Lewandowski.jpg
301:"AMSTERDAM, NETHERLANDS - DECEMBER 12: Robert Lewandowski of Bayern Munich scores his sides second goal during the UEFA Champions League Group E match between Ajax and FC Bayern Muenchen at Johan Cruyff Arena on December 12, 2018 in Amsterdam, Netherlands. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Rivalët e mëdhenj të Ligës Premier, Liverpooli dhe Chelsea pritet të luftojnë mes vete atë për nënshkrimin e Robert Lewandowskit këtë verë.

Sulmuesi i Bayern Munichut është në formë të lartë edhe në këtë sezon, duke shënuar vazhdimisht dhe duke arritur edhe rekorde.

Forma e tij e lartë ka bërë që shumë klube evropiane të vihen pas tij e në veçanti ato angleze si Liverpoli dhe Chelsea.

Sipas mediumit The Mirror, Blutë kanë paksa përparësi pasi kanë bërë kontakte me këshilltarët e yllit polak.

Robert Lewandowski (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, Chelsea kanë embargo për transferime dhe duhet të presin apelin për t'u dëgjuar nga Gjykata e Arbitrazhit për Sport më vonë këtë muaj.

Nëse klubi i Londrës dështon në përpjekjen e tyre për të joshur Lewandowskin për tu transferuar në Stamford Bridge, Jurgen Klopp mund të hidhet për të nënshkruar ish sulmuesin e tij, i cili pritet të kushtojë rreth 70 milionë funte. /Telegrafi/