Please enter at least 3 characters.

Liverpooli 14 ndeshje larg suksesit historik që askush nuk e ka arritur deri më tani

2022/04/Klopp-hails-entire-Liverpool-squad-for-Carabao-Cup-triumph-scaled-1.jpg

Pas fitores 3-1 jashtë Benficës, Liverpooli është afër kualifikimit në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, gjë që do t'i sillte një hap më afër një rekordi të paparë deri më tani.

Liverpooli ka triumfuar tashmë në Carabao CUP këtë sezon dhe skuadra e Jurgen Klopp është vetëm 14 ndeshje larg fitimit të Ligës Premier, Ligës së Kampionëve dhe FA Cup - një objektiv që duket i vështirë për t'u arritur, por edhe i realizueshëm.

Skuadra nga Ligës Premier që iu afrua më shumë katër trofeve ishte Manchester United, i cili fitoi tre të tillë pasi triumfoi në Ligën Premier, FA Cup dhe Ligën e Kampionëve në sezonin 1988/99.

Manchester City i Pep Guardiolës fitoi kampionatin, FA Cup, Carabao Cup dhe Community Shield në 2018/19, por ata nuk arritën të fitonin trofeun e Ligës së Kampionëve.

Jurgen Klopp ka thënë se orari është i vështirë dhe se skuadra e tij nuk do të mund të arrinte të katër trofetë, ndërsa si favorit për tre trofetë e tjerë në lojë e sheh Manchester Cityn.

Manchester City dhe Liverpool mund të përballen me njëri-tjetrin deri në fund edhe tre herë, në rast se të dy arrijnë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Liga Premier

Liverpooli është pas Manchester Cityt me vetëm një pikë kur kanë mbetur edhe tetë ndeshje deri në fund të sezonit. Dy skuadrat përballen me njëra-tjetrën në stadiumin Etihad të dielën, i cili mund të jetë vendimtar për titullin.

Reds ishin 14 pikë prapa Sky Blues në janar, por ata kanë kaluar 11 ndeshje pa humbur për të mbyllur diferencën me liderët e Ligës Premier, duke regjistruar 10 fitore radhazi dhe duke mbajtur tetë portën e paprekur në 10 ndeshjet e fundit.

Pas përballjes me Manchester Cityn , Liverpool do të duhet të përballet edhe me Manchester United, Everton dhe Tottenham.

Orari i Liverpoolit në Ligën Premier  Manchester City vs LIVERPOOLLIVERPOOL vs Manchester UnitedLIVERPOOL vs EvertonNeëcastle vs LIVERPOOLLIVERPOOL vs SpursAston Villa vs LIVERPOOLSouthampton vs LIVERPOOLLIVERPOOL vs WolvesLiga e Kampionëve

Pasi fitoi të gjashtë ndeshjet në fazën e grupeve - duke mposhtur Atletico Madridin, Porton dhe AC Milan - Liverpool u kualifikua në 16-shen e fundit të Ligës së Kampionëve, ku e eliminoi Interin me rezultat 2-1 në total për të siguruar vendin e tyre në çerekfinale.

Reds ishin me fat që shmangën një short të vështirë në raundin tjetër, duke mundur Benficën 3-1 në ndeshjen e parë të çerekfinales.

Nëse kualifikohen, skuadra e Klopp do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Bayern Munich dhe Villarreal.

FA Cup

Liverpool do të përballet me Manchester Cityn në gjysmëfinalen e Kupës FA pasi eliminoi Shreësbury Toën, Cardiff City, Norëich City dhe Nottingham Forest në raundet e mëparshme.

Nëse ata mundin qytetarët, ata do të përballen me fituesin e gjysmëfinales tjetër midis Chelsea dhe Crystal Palace.

Carabao Cup

Pas eliminimit të Norwich, Preston, Leicester City dhe Arsenal, Liverpool u kualifikua në finale.

Aty mundi Chelsean me penallti për të fituar trofeun e nëntë të Carabao Cup. /Telegrafi/