Please enter at least 3 characters.

Liverpool mendon për Berardin

2017/01/cropped_4623818.jpg

Gjiganti anglez, Liverpool është në kërkim të një sulmuesi.

Senegalezi, Sadio Mane është larguar për në Kupën e Afrikës, ndërsa Jurgen Klopp kërkon ta përforcojë skuadrën në janar.

E zëvendësimin e Manes, Liverpool e ka gjetur si duket në Serie A tek skuadra e Sassuolos.

Sulmuesi italian, Domenico Berardi është në planet e Liverpoolit sipas medieve angleze.

Të kuqtë nga ‘Anfield’, janë të gatshëm të ofrojnë 25 milionë funte për transferimin e Berardit në Ligën Premier. /Telegrafi/