Please enter at least 3 characters.

Franca dhe Spanja kërkojnë ‘biletën’ për finalen e madhe të Botërorit 2026

Franca dhe Spanja përballen sonte në gjysmëfinalen e madhe të Kupës së Botës, në një duel që premton spektakël dhe futboll të nivelit më të lartë. Dy nga kombëtaret më të forta të turneut do të luftojnë për një vend në finalen e madhe, ndërsa çdo detaj mund të bëjë diferencën.

Në njërën anë është Franca e Didier Deschamps, e udhëhequr nga Kylian Mbappe, me mbështetjen e Michael Olise dhe një skuadre të mbushur me cilësi në të gjitha repartet. "Gjelat" kanë treguar stabilitet gjatë gjithë turneut dhe synojnë një tjetër finale botërore.

Përballë tyre do të jetë Spanja e Luis de la Fuente, e cila ka impresionuar me futbollin e saj dinamik. Lamine Yamal vazhdon të jetë një nga yjet më të ndritshëm të turneut, ndërsa Mikel Merino ka qenë një nga pikat kyçe në mesfushë.

14/07/2026 12:53- De la Fuente beson te Yamal para Francës: Dita e tij e madhe në Botëror ende nuk ka ardhur

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, është i bindur se momenti më i madh i Lamine Yamal në Kupën e Botës ende nuk ka ardhur, teksa pret që talenti 19-vjeçar të shkëlqejë në gjysmëfinalen ndaj Francës.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes së së martës në Dallas, De la Fuente zbuloi edhe mesazhin që i ka dhënë sulmuesit të Barcelonës.

Lexo të plotë...

14/07/2026 11:49-Franca e Deschampsit në versionin perfekt: A është kjo skuadra më e frikshme e Botërorit 2026?

Pas fitores 2-0 ndaj Marokut në Boston dhe kualifikimit në gjysmëfinalen e tretë radhazi të Kupës së Botës, Kylian Mbappe u pyet nëse kjo ishte skuadra më e fortë franceze ku ai kishte luajtur ndonjëherë.

Kapiteni i “Les Bleus” nuk dha një përgjigje të prerë.

“Nuk e di nëse është më e forta”, tha Mbappe, duke kujtuar se ka qenë kampion dhe finalist me skuadra që tashmë kishin provuar veten duke fituar trofe. Kjo Francë, sipas tij, ende nuk ka arritur atë pikë.

Lexo të plotë...

14/07/2026 11:24- Dechamps e konfirmon: Kylian Mbappe luan ndaj Spanjës

Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, ka qetësuar tifozët lidhur me gjendjen fizike të Kylian Mbappe para gjysmëfinales së Kupës së Botës kundër Spanjës.

Sulmuesi francez u pa duke u stërvitur veçmas gjatë një pjese të seancës stërvitore dhe, sipas raportimeve të RMC Sport, shfaqi shenja dhimbjeje pas një goditjeje në portë. Megjithatë, Deschamps insistoi se nuk ka arsye për shqetësim.

Lexo të plotë..

14/07/2026 11:15- Kush sulmon më mirë, kush mbrohet më fort? Analiza e katër gjysmëfinalisteve të Botërorit 2026

Me Argjentinën, Anglinë, Francën dhe Spanjën vetëm dy ndeshje larg trofeut të Kupës së Botës, statistikat tregojnë se si janë paraqitur katër skuadrat deri tani dhe japin një ide se kush mund të jetë favorit për ta ngritur trofeun këtë fundjavë.

Edhe pse të katër kombëtaret kanë zhvilluar nga gjashtë ndeshje, Argjentina ka luajtur rreth një orë më shumë futboll se Franca dhe Spanja për shkak të sfidave që kanë shkuar në vazhdime, ndërsa Anglia ka luajtur rreth 30 minuta më shumë.

Lajmi i plotë...

14/07/2026 10:35- Lamine Yamal nuk ndien presion para Francës: Jam i sigurt se do të jetë një ditë e veçantë

Ylli i Spanjës, Lamine Yamal, ka deklaruar se nuk ndien aspak presion para gjysmëfinales së Kupës së Botës ndaj Francës, duke theksuar se është plot besim se kombëtarja e tij mund të sigurojë një vend në finale.

Sulmuesi i Barcelonës foli në konferencën për shtyp para ndeshjes në Dallas, ku u shpreh i qetë dhe i përqendruar vetëm te ndihma që mund t'i japë skuadrës.

“Unë luaj në mënyrën që di. Kur jep gjithçka nga vetja, nuk ndien presion”.

Lexo të plotë...

14/07/2026 10:14- Analizë, statistikë dhe parashikim për përballjen Francë - Spanjë

Franca dhe Spanja do ta zhvillojnë sonte (e martë) gjysmëfinalen, në kuadër të Kupës së Botës 2026.

Si “Gjelat” ashtu edhe “La Roja” janë në formë të jashtëzakonshme ndërsa kanë për objektiv që me patjetër ta sigurojnë finalen e madhe.

Të dy kombëtaret pritet t’i kenë të gjithë yjet e gatshëm, me Francën që do t’iu rikthehet Aurelien Tchouameni, ndërsa lëndimet e Kylian Mbappe dhe Manu Kone nuk janë aq serioze, prandaj mund të luajnë nga fillimi.

Në anën tjetër, te Spanja – mesfushori Pedri pritet të rikthehet në formacionin zytrtar pasi pushoi mjaftueshëm dhe u la në stol në çerekfinalen ndaj Belgjikës.

Detajet e plota...

14/07/2026 10:13- Formacionet e mundshme:

Francë: Maignan; Digne, Saliba, Upamecano, Kounde; Kone, Rabiot; Barcola, Olise, Dembele; Mbappe

Spanjë: Simon; Porro, Cubarsi, Laporte, Cucurella; Rodri, Pedri; Yamal, Merino, Baena; Oyarzabal.

14/07/2026 10:08- Ivan Barton do të gjykojë gjysmëfinalen Francë-Spanjë, gjyqtari që bëri historinë me “Ligjin e Vinicius”

Gjyqtari salvadorian Ivan Barton është përzgjedhur nga FIFA për të drejtuar një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kupës së Botës 2026, gjysmëfinalen mes Francës dhe Spanjës, e cila do të zhvillohet të martën në stadiumin AT&T në Arlington.

Kjo do të jetë ndeshja e katërt e Bartonit në këtë edicion të Botërorit, duke e bërë atë gjyqtari nga Amerika Qendrore me më së shumti ndeshje të drejtuara në historinë e Kupës së Botës.

Lexo të plotë...

14/07/2026 10:06- Rabiot sfidon Spanjën: Nuk kemi frikë nga askush, jemi më të bashkuar se kurrë

Mesfushori i Francës, Adrien Rabiot, ka dërguar një mesazh të fortë përpara gjysmëfinales së Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës, duke theksuar se “Les Bleus” janë në formën më të mirë dhe nuk i tremben asnjë kundërshtari.

Franca do të kërkojë një vend në finalen e madhe, ndërsa Rabiot beson se forca më e madhe e skuadrës së Didier Deschamps është uniteti që ka ndërtuar gjatë gjithë turneut.

Lexo të plotë...

14/07/2026 10:03- Dhjetë pengesat që Spanja duhet t’i kapërcejë për të eliminuar Francën dhe për të arritur në finalen e Kupës së Botës

Rruga e Spanjës drejt finales së Kupës së Botës 2026 nuk kalon vetëm përmes një ndeshjeje, por përmes një prove të madhe ndaj Francës, skuadrës që ka impresionuar më së shumti në këtë turne.

E pamposhtur deri më tani, me sulmin më efikas të Botërorit dhe me një arsenal yjesh në çdo repart, skuadra e Didier Deschamps konsiderohet pengesa më e madhe për "La Rojën".

Lexo analizën e plotë...

14/07/2026 09:41- Sonte gjysmëfinalja e parë e Botërorit, Francë - Spanjë

Franca arriti në këtë fazë pasi eliminoi Marokun me rezultat 2-0 në çerekfinale, ndërsa Spanja siguroi biletën për në gjysmëfinale falë fitores 2-1 ndaj Belgjikës.

Përballja pritet të jetë një betejë taktike mes dy trajnerëve me përvojë, Didier Deschamps dhe Luis de la Fuente, ndërsa duelet individuale mes yjeve në fushë mund të vendosin fatin e ndeshjes.

Fituesi i kësaj sfide do të sigurojë një vend në finalen e Kupës së Botës, ku do të përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Anglisë dhe Argjentinës.