Please enter at least 3 characters.

Lirohet rruga për qarkullim të automjeteve në hyrje-daljet e Graçanicës

2023/03/Ilustrim-Policia-e-Kosoves-PK-Policia-e-trafikut-rrugor-foto-Ridvan-Slivova-10.jpg

Është liruar rruga për qarkullim të automjeteve në hyrje-daljet e Graçanicës e cila ishte ndërprerë përkohësisht për shkak të mbajtjes së manifestimit  për “Vidovdanin”.  

Kështu tha për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Rruga është liruar për qarkullim”, tha shkurt Kelani.

Ndryshe, Policia e Kosovës, sot kishte ndërmarr veprime planifikuese dhe operacionale për menaxhimin e situatës së sigurisë në vend pasi serbët mbajtën festën e “Vidovdanit”, në Graçanicë. /Telegrafi/