Please enter at least 3 characters.

Lirohen nga detyra dy drejtorë në Komunën e Prishtinës

2024/06/21-05-Komuna-e-Prishtines-001-e1459589801928.jpg

Dy drejtorë të Komunës së Prishtinës janë liruar nga detyra.

Kështu kanë konfirmuar për Telegrafin, zyra për komunikim në Komunën e Prishtinës.

"Ju njoftojmë se Vigan Kastrati, Drejtor i Kadastrit, dhe Donjeta Dragusha, Drejtoreshë e Bujqësisë, janë liruar nga detyra", thuhet në përgjigjen e tyre.

Po ashtu, ata njoftuan se përkohësisht, udhëheqja e drejtorive do të organizohet si më poshtë:

Drejtorinë e Kadastrit do ta udhëheqi u.d Florent Maliqi dhe ushtrimin e detyrës në Drejtorinë e Bujqësisë do ta kryejë përkohësisht shefi i sektorit, Fexhri Hyseni. /Telegrafi/