Liria kërkon nga FFK-ja t’ia miratojë kërkesën për themelimin e ekipit ‘B’
26/08/2015
Kjo skuadër do të përbëhej nga futbollistët e ekipit të parë dhe juniorët e ekipit dhe do të merrte pjesë në rangun më të ulët, Liga e Dytë e Kosovës.
Qëllimi i themelimit të ekipit ‘B’ nga ana e KF Liria, është që të masovizohet loja e futbollit dhe që shumica e futbollistëve, që janë pjesë e Lirisë, e që nuk do të mund të gjenin hapësira në ekipin e parë apo edhe te ai i juniorëve të përfshihen tek ‘Liria ‘B”.
Gjithashtu, të njëjtit (si ata të ekipit të parë dhe juniorët), do të kishin të drejtë të luanin, kur kjo i nevojitet skuadrës ‘B’, por jo të njëjtën ditë (sipas rregullores së garave) .
Liria, tashmë ka të kryera licencimet dhe presim që të miratoni kërkesën tonë, në mënyrë që ekipi të startoj edhe me skuadrën ‘B’.


