Please enter at least 3 characters.

Liqeni merr ngjyrë vjollce në Gjermani - shkencëtarët kanë shpjegim rreth fenomenit të rrallë natyror

2024/04/Purple-Lake-in-Germany.jpg

Një liqen në Gjermani është kthyer në ngjyrë vjollce të thellë në atë që është përshkruar si një "fenomeni shkencor".

Liqeni Allgau në shtetin alpin bavarez në Gjermani u kthye në ngjyrë vjollce të errët, pa asnjë ndërhyrje njerëzore, transmeton Telegrafi.

Si rezultat, liqeni tani po tërheq vizitorë nga i gjithë vendi dhe është përshkruar si "një fenomen shkencor dhe estetik me pamje të çuditshme", raporton theindependent.

Zyra shtetërore gjermane e mjedisit tha se bakteret e squfurit vjollcë qëndrojnë pas ndryshimit të ngjyrës së ujit.

Ngjyra tani është më e dobët dhe mund të zhduket plotësisht kur të bjerë shi.

Ndryshe, shkencëtarët thonë se ky fenomen i rrallë mund të shihet vetëm një herë në disa vjet. /Telegrafi/