Please enter at least 3 characters.

Lippi: Juventusi e ka gjetur tashmë trajnerin e ri, Sarri ose Pochettino  

2019/05/GettyImages-1087921770.jpg
275:"ABU DHABI, UNITED ARAB EMIRATES - JANUARY 24: Marcello Lippi, Head Coach of China during the AFC Asian Cup quarter final match between China and Iran at Mohammed Bin Zayed Stadium on January 24, 2019 in Abu Dhabi, United Arab Emirates. (Photo by Koki Nagahama/Getty Images)
12:"Getty Images

Marcello Lippi ka thënë se trajneri i ri i Juventusit vjen nga një klub i përfshirë në finalet evropiane - Maurizio Sarri ose Mauricio Pochettino.

Max Allegri u largua javën e kaluar, pavarësisht se i kishte mbetur edhe një vit në kontratën e tij dhe e fitoi titullin e tetë me radhë të Serie A për Juven.

"Një klub i mirëfilltë si Juventusi, e ka pasuesin e Allegrit, por është një vendim i vështirë për tu publikuar, pasi duhet të mbyllen edhe disa gara”.

"Do të shohim nëse trajneri i ri vjen nga ata që janë të përfshirë në Finalet angleze, atëherë do të kuptojmë arsyen e vonesës së njoftimit”.

"Këtë vit klubet angleze janë më të mirat në Evropë, por këto gjëra shkojnë me cikle”.

“Mendoj se Sarri ka një shans të madh për të fituar Ligën e Evropës, njëjtë ka edhe Pochettino, familja e të cilit është nga Piemonte".

Sarri me Chelsean e tij luan në finalen e Ligës së Evropës kundër Arsenalit.

Mauricio Pochettino në anën tjetër është në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolin më 1 qershor. /Telegrafi/