Lionel Richie shtrohet në spital pas koncertit në Missouri
Lionel Richie është shtruar në spital në St. Louis, Missouri, pasi u ndje keq pas një koncerti që mbajti atje të shtunën mbrëma.
Këngëtari 77-vjeçar u paraqit vetë në spital pas performancës së tij në The Muny, në Forest Park, për t’iu nënshtruar disa kontrolleve mjekësore, raportoi TMZ. Sipas raportimeve, ai është trajtuar në repartin e kujdesit intensiv.
Richie vazhdonte të ishte i shtruar në spital të hënën pasdite dhe pritej të lirohet të martën, sipas të njëjtit burim.
Burime kanë bërë të ditur se këngëtari shkoi në spital si masë paraprake, ndërsa mjekët dyshohet se po shqyrtonin mundësinë që Richie të vuante nga dehidratimi.
Shqetësimi i fundit për shëndetin e këngëtarit vjen vetëm dy muaj pasi ai alarmoi fansat, kur u detyrua ta ndërpriste para kohe një koncert në St. Paul, Minnesota, pasi u ndje keq gjatë performancës në skenë.


