Lionel Messi aktualisht është lojtari i dytë më besnik i një klubi në Evropë
Lionel Messi dëshiron të largohet nga Barcelona pas gati dy dekadash shërbimi me Blaugranët, por ai aktualisht qëndron si lojtari i dytë më besnik në Evropë.
Messi e kaloi pjesën e hershme të karrierës së re Newell’s Old Boys para se të bënte transferimin në akademinë La Masia në vitin 2001.
Ai më pas bëri debutimin e tij të skuadrës së parë zyrtare në tetor të vitit 2004 dhe që atëherë ka bërë 730 paraqitje të tjera për klubin në 16 vjet, duke shënuar 634 gola në të gjitha garat.
Faqja e specializuar e statistikave Transfermarkt ka mbledhur një listë me 15 lojtarët më besnikë që akoma luajnë në një nga dhjetë ligat më të mira në Evropë, nga të cilat vetëm portieri i CSKA Moskës, Igor Akinfeev ka qenë në një klub për një periudhë më të gjatë kohore se Messi.
Portieri rus, një person me një klub, ka qenë në CSKA për gjithsej 17 vjet, 7 muaj e 25 ditë.
Akinfeev ka lënë pas Messin me 16 vjet, 7 muaj dhe 25 ditë në vendin e dytë, po aq sa ka edhe mesfushori i West Ham, Mark Noble.
Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos është në vendin e nëntë pasi u bashkua nga Sevilla dhe kaloi 14 vjet, 11 muaj e 26 ditë si lojtar i Los Blancos, ndërsa Marcelo renditet dy vende më poshtë me 13 vite, 7 muaj dhe 25 ditë te Reali.
Sergio Busquets, një produkt i të rinjve të Barcelonës si Messi, renditet në vendin e 14-të në listë, pasi ka kaluar 13 vjet, 1 muaj e 26 ditë në ekipin e parë katalunas, ndërsa në listë gjendet edhe kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini.
Më poshtë keni listën prej 15-të lojtarëve më besnik të klubeve: 15.Marcel Schmelzer (Borussia Dortmund) - 13 vjet, 1 muaj dhe 26 ditë14.Sergio Busquets (Barcelona) - 13 vjet, 1 muaj dhe 26 ditë13.Andriy Pyatov (Shakhtar Donetsk) - 13 vjet, 7 muaj dhe 25 ditë12.Anton Shunin (Dinamo Moska) - 1 3 vjet, 7 muaj dhe 25 ditë11.Marcelo (Real Madrid) - 13 vjet, 7 muaj dhe 25 ditë10.Sammy Bossut (Zulte Waregem) - 14 vjet, 1 muaj dhe 26 ditë9.Sergio Ramos (Real Madrid) - 14 vjet, 11 muaj e 26 ditë8.Giorgio Chiellini (Juventus) - 15 vjet, 1 muaj dhe 26 ditë7.Francesco Magnanelli (Sassuolo) - 15 vjet, 1 muaj dhe 26 ditë6.Jessy Moulin (Saint-Etienne) - 15 vjet, 1 muaj dhe 26 ditë5.Oier (Osasuna) - 15 vjet, 1 muaj dhe 26 ditë4.Sergio Alvarez (Celta Vigo) - 16 vjet, 1 muaj dhe 26 ditë3.Mark Noble (West Ham United) - 16 vjet, 7 muaj dhe 25 ditë2.Lionel Messi (Barcelona) - 16 vjet, 7 muaj dhe 25 ditë1.Igor Akinfeev (CSKA Moskë) - 17 vjet, 7 muaj dhe 25 ditë/Telegrafi/


