Lindon Selahi vendos derbin e Kroacisë, Rijeka kalon Hajdukun
28/01/2024
Ndeshja derbi e javës në Superligën e Kroacisë mes Hajdukut dhe Rijekës iu ka takuar mysafirëve me rezultat 2-1.
Vendasit edhe pse kaluan të parët në epërsi me golin e Marko Livajas në minutën e 15-të, nuk arritën të ruanin epërsinë.
Rijeka barazoi në fillimin e pjesës së dytë me golin e Jorge Obregon.
Por mysafirët vazhduan me sulme dhe arritën të gjenin golin e epërsisë, që doli të jetë edhe i fitores, me Lindon Selahin në minutën e 75-të.
Për Rijekën ndeshjen e nisi Emir Sahiti, por që u zëvendësua në fillimin e pjesës së dytë.
Rijeka pas fitores del në vendin e parë me 41 pikë, aq sa ka edhe Hajduku./Telegrafi/


