Lind Islami me krijim të tij për Eurovizion
Tashmë janë bërë të ditur emrat e këngëtarëve pjesëmarrës në festivalin e RTSH-së, të cilët garojnë për për të përfaqësuar Shqipërinë në festivalin europian të këngës.
Në mesin e tyre është edhe këngëtari Lind Islami, i cili konkuron me një këngë të krijuar nga vetë ai.
“Në festivalin e RTSH-së po marr pjesë me nje baladë të ëmbel të shkruar nga Big Basta, e cila është kryesisht me kitarë”, tha për Telegrafin Lindi, i cili së bashku me të dashurën e tij, Venera Lumanin, janë konkurent edhe në festivalin “Kënga Magjike”.
“Dueti me Venerën ishte një projekt që e mendonim qe një kohë të gjatë dhe për atë stil që kemi dashtë menduam që “Kënga Magjike” ishte me e përshtathme”, u shpreh Islami duke shtuar se edhe dueti është krijim i tij.
“Vendosa të marr pjesë në dy festivalet sepse mendoj që kemi materiale që ia vlejnë, plus që i shtohet fakti që të dyja janë live.”
Kjo është hera e dytë që Lind Islami synon Eurovizionin. “Natë e parë”, titullohet kënga, me të cilën ai dhe Venera konkuran në festivalin e RTSH-së dy vite më parë. /Telegrafi/


