Please enter at least 3 characters.

Limaj: Vdekja e Arian Dacit ka tronditur të gjithë qytetarët e vendit

2019/01/Fatmir-Limaj-prononcim-pase-tryezes-se-partive-politike-foto-Ridvan-Slivova-9.jpg
14:"Ridvan Slivova

Zëvendëskryeministri, njëkohësisht kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vdekjes tragjike të zëvendësministrit të Diasporës, Arian Dacit.

Limaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se vdekja tragjike e Arian Dacit ka tronditur jo vetëm familjen e tij, por të gjithë qytetarët e vendit.

Ai i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta akademik Dacit, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve për vdekjen e Arian Dacit.

"Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci. Vdekja tragjike e Arian Dacit ka tronditur jo vetëm familjen e tij, por të gjithë qytetarët e vendit. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta akademik Nexhat Dacit, familjes, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve", ka shkruar Limaj./Telegrafi/