Limaj uron 8 Marsin, përmend sakrificën e grave për lirinë e Kosovës
14:"Ridvan Slivova
08/03/2019
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar gratë dhe nënat kosovare për Ditën e 8 Marsit.
Limaj ka thënë se gratë janë shtyllë e shoqërisë dhe se është përkushtim i të gjithëve fuqizimi i rolit të Gruas në Shoqërinë tonë.
Ai nuk i ka harruar as sakrificën e grave të cilat kanë rënë në altarin e lirisë.
Postimi i Limajt:Të nderuara nëna, motra, gra kosovare,Urime 8 Marsi, Dita Ndërkombëtarë e Gruas!Gratë janë shtyllë e familjes dhe shoqërisë. Përkushtimi ynë është fuqizimi i rolit të Gruas në Shoqërinë tonë.Në këtë ditë të shënuar kujtojmë sakrificën e shumë grave të cilat ranë në altarin e lirisë.Urime 8 Marsi!


