Please enter at least 3 characters.

Lily Allen relaksohet pranë pishinës me bikini jeshile gjatë pushimit nga turneu në SHBA

Lily Allen është shfaqur duke shijuar momente relaksi pranë pishinës gjatë pushimit nga turneu i saj në SHBA, pas publikimit të albumit “West End Girl”.

Këngëtarja 40-vjeçare ndau në Instagram një seri fotografish ku shihet duke marrë rreze dielli me bikini jeshile dhe duke lexuar librin “Famesick” të Lena Dunham.

Në imazhe të tjera, ajo shfaqet me disa kombinime stilistike, përfshirë një jelek me print leopardi me xhinse dhe një xhaketë me gëzof, si dhe një pamje më të thjeshtë me bluzë dhe fund.

Postimi i saj vjen pak kohë pasi këngëtarja u bë pjesë e lajmeve për një blerje luksoze bizhuterish me vlerë rreth 50,000 dollarë (afërsisht 46,000 euro) në Atlanta, ku u pa duke shpenzuar shuma të mëdha për diamante para një koncerti, shkruan DailyMail.

Më herët, Lily Allen ka folur hapur për trajtimin e saj terapeutik për varësinë nga shpenzimet, duke treguar se po ndjek terapi EMDR për të menaxhuar sjelljet e saj financiare.

Albumi i saj i fundit shënon rikthimin në muzikë pas disa vitesh pauzë dhe pas një periudhe të vështirë personale. /Telegrafi/