Please enter at least 3 characters.

Ligjin për Trepçën mundet që tash ta nënshkruajë presidenti? (Video)

2016/09/Trepca-Minatoret-foto-ridvan-slivova-telegrafi-10.jpg
14:"Ridvan Slivova

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mund të nënshkruaj Ligjin për Trepçën, edhe para se Gjykata Kushtetuese të japë vendimin e saj rreth ankesës që Lista Serbe ka bërë për të.

Këtë bindje e ka shprehur njohësi i çështjeve juridike, Riza Smaka, i cili ka thënë se jo domosdoshmërish duhet pritur vendimi i Kushtetueses.

Sipas tij, nëse vendimi i kësaj të fundit më pas del i kundërt me vendimin e Presidentit, mund të rikthehet përsëri në Kuvend.

Por, ndryshe është shprehur njohësi tjetër i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu. Ai ka thënë se më e mira do ishte që të pritej vendimi i Kushtetueses. /Tribuna Channel/