Please enter at least 3 characters.

Liga UNIKE fillon më 6 prill 2021

2021/04/Liga-Unike.jpg

Kryetar i Bordit të Ligës UNIKE, Ilir Trebicka ka konfirmuar zyrtarisht se garat do të fillojnë më 6 prill të këtij viti, 2021.

Nënshkrimi i marrëveshjes për inicimin e ligës së përbashkët Shqipëri-Kosovë në basketboll "Liga UNIKE", garat do të fillojnë me datën 6 Prill 2021.

Garat do të zhvillohet në format të "Final 8" me sistem eliminimi dhe ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në Rahovec me datë 6 dhe 7 Prill 2021, ndërsa ndeshjet gjysmëfinale, gara për vendin e tretë dhe finalja e madhe e Ligës UNIKE do të zhvillohen me datat 13-14 Prill në Durrës.

Është kryetari i bordit, Ilir Trebicka, i cili ka njoftuar për më të rejat dhe nisjen e Ligës UNIKE.

Postimi pa ndërhyrjeKam kënaqësinë të ju njoftoj që pas një periudhe të gjatë kohore që nga nënshkrimi i marrëveshjes për inicimin e ligës së përbashkët Shqipëri-Kosovë në basketboll "Liga UNIKE", garat do të fillojnë me datën 6 Prill 2021.Gara do të zhvillohet në format të "Final 8" me sistem eliminimi dhe ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në Rahovec me datë 6 dhe 7 Prill 2021, ndërsa ndeshjet gjysmëfinale, gara për vendin e tretë dhe finalja e madhe e Ligës UNIKE do të zhvillohen me datat 13-14 Prill në Durrës.Çiftet e ndeshjeve të para do të dihen sot pas hedhjes së shortit. Për shkak të gjendjes me Covid-19, hedhja e shortit do të bëhet në ambientet e Ligës UNIKE.Për mua, stafin e Ligës UNIKE dhe stafin e Federatave Nacionale është nder dhe privilegj i veçantë jetësimi i ligës së përbashkët Shqipëri-Kosovë.Uroj që kjo garë të ketë fillim të mbarë dhe të përçojë mesazh unifikues në të gjithë spektrin sportdashës në Shqipëri dhe Kosovë.I juaji,Ilir TREBICKAKryetar i Bordit të Ligës UNIKE/Telegrafi/