Please enter at least 3 characters.

Liga Pit Power mahnitë tifozët këtë javë

2016/01/liga-pit-power-mahnit-euml-tifoz-euml-t-k-euml-t-euml-jav-euml_hd.jpg

SUPERLIGA

Yjet ndalin Komogllaven me barazim 1-1 në ndeshjen hapëse të xhiros së 14-të në Superligë, ndërsa me rezultat të barabartë përfundoi edhe Maestro - Termo. Fitore me goleadë shënuan Eskavatori, Laçi dhe Termo Luli , ndërkaq një nga skuadrat me simpatike në ligë, Guacka, befasoi skuadrën e Swiss Plus duke e mposhtur 4-2, ndërsa fitoren më të rëndësishme këtë javë e arriti Dental, duke mposhtur një nga skuadrat favorite për titull, Elektring, dhe në të njëjtën kohë duke ia shuar gjasat për pozitën e parë, teksa Dental largohet 6 pikë larg pozitës së rrezikshme në tabelë. Fitore të ngushtë por shumë të rëndësishme arritën edhe Sao Paulo dhe Vicotria & Orchide të cilat mposhten Ghost, respektivisht Kino Bar.

Ne praninë e me shumë se 800 shikuesve u zhvillua supersfida e kësaj jave, ajo mes Restaurant Arxhendit dhe Pit Power Negenet. Skuadrat dhuruan aksione dhe raste të shumta shënimi, futboll të bukur, emocione të pafundme dhe mbi të gjitha Fair-Play. Në fund të ndeshjes rezultati ishte i barabartë ku të dy skuadrat u pajtuan me atë se çfarë treguan në fushë, duke u ndarë të kënaqura me nga një pikë të fituar. Me këtë rezultat lufta për titull bëhet edhe më interesante.

Më poshtë rezultatet, tabela , golashënuesit më të mirë dhe më të dalluarit e kësaj jave në Superligë.

LIGA E DYTË

Në ligen e dytë Balaj ka vazhduar me fitoren e gjashtë me radhe duke mposhtur Euro Mitin, ndërsa me fitore vazhduan edhe Sprint e cila mposhti ZyNen me rezultat 5-3 në një nga sfidat më interesante të javës.


Vetëvendosja u rikthye nga disavantazhi i pjesës së parë dhe duke fituar në minutat e fundit takimin ndaj Games me rezultat 2-1, ndërsa takimi i vetëm që përfundoi i barabartë ishte ai mes Elektroinn dhe Kombtares A, të cilat u desh të ndahen të kënaqura me nga një pikë, pranë rezultatit 3-3.

Më poshtë rezultatet, tabela , golashënuesit më të mirë dhe më të dalluarit e kësaj jave në Ligën e Dytë.

LIGA E TRETË

E shtuna në ligën e tretë u hap me barazimin ndërmjet FL ET Group 3-3 Diti Balaj DPT, ndërkaq kryendeshja e kësaj jave, ajo mes Festes dhe Surqines u mbyll në të mirë të skuadrës së Festës (4-3), pas një rikthimi senzacional nga rezultati i pjesës së parë. Festa me këtë fitore llogaritet si skuadra favorite për pozitën e parë, ndërkaq Nikadini dhe Elita i ndan pikët në barazimin 1-1 duke mbetur mbrapa liderit aktual.

Tri pikë shumë të rëndësishme arritën edhe Pleshina dhe Galaxy të cilat mposhten Shkëndinë dhe Ferplsat, ndërsa Fabefa realizoi fitoren me të thellë (9-1) duke mposhtur Capllanin. Një nga ndeshjet me shumë gola ishte edhe fitorja e Rinisë 8-6 ndaj Ben Com -D, skuadra këto që po luftojnë për një pozitë më të mirë në tabelë.

Më poshtë rezultatet, tabela , golashënuesit më të mirë dhe më të dalluarit e kësaj jave në Ligën e Tretë.