Please enter at least 3 characters.

Liga Pit Power dhuron spektakël në Ferizaj

2016/01/liga-pit-power-dhuron-spektak-euml-l-n-euml-ferizaj_hd.jpg

SUPERLIGA

Java e 13-të e Super Ligws u hap më ndeshjen mes Lacit dhe Dental e cila përfundoi në të mirë të Lacit më rezultat të ngushtë 4-3, ndërsa një nga ndeshjet më drithëruese ishte fitorja e Eskavatorit ndaj Ghost. Eskavatori bëri një rikthim të madh në rezultat pasi ishte duke pësuar 4-1 në pjesën e parë, dhe në fraksionin e dytë arriti që së pari të barazonte rezultatin dhe ta fiton atë në fund më rezultat 7-5 me golat e Zgjim Hetes.

Super derbi i javës në mes Swiss Plus dhe Elektring përfundoi më fitoren e skuadrës së Blerim Demollit (Swiss Plus) e cila shënoi një nga fitoret më të rëndësishme të saj. Kujtim Beqiri dhe Hekuran Zeka ishin realizatorët e kësaj fitore që e pozicionon skuadrën e Swiss Plus në vendin e 6-të në tabelë më vetëm 2 pikë larg pozitës së tretë që mbahet nga Elektring. Fitore shumë të rëndësishme arritën edhe Pit Power Negenet e cila mposhti Kosharen më rezultat 7-1, ndërkaq me rezultat të njëjtë fitoi edhe Termo Luli e cila mposhti skuadrën e Colo Colo.

Me poshtë rezultatet, tabela, golashënuesit më të mirë dhe më të dalluarit e kësaj javë në Superligë.

LIGA E DYTË

Ne Ligën e Dytë Shqiponja, Nderimi dhe Sprint vazhduan me fitoret e radhës duke mbajtur pozicionet e para në tabelë. Shqiponja fitoi derbin e ligës se dytë ndaj Vetëvendosjes (5-1), ndërsa Nderimi me mjaft mund fitoi ndaj Euro Mitit (7-5). Sprint fitoj më lehtë se që ishte menduar ndaj FC Games, ku Astrit Ndrecaj vazhdon të tregojë formë të lartë për skuadrën e Sprint.

Balaj dhe Union fituan më goleada duke mposhtur Pelisterken (11-2), respektivisht Red Zone (10-3).
Një ndeshje më intensitet të lartë dhe futboll shumë të bukur u zhvillua edhe në mes Lloshkobares dhe Elektroinn e cila u mbyll më rezultat të barabartë 2-2, pasi qe të dyja skuadrat bënë paraqitje shumë të mirë, duke kënaqur tifozët e pranishëm në këtë takim.
Me poshtë rezultatet, tabela, golashënuesit më të mirë dhe më të dalluarit e kësaj jave në Ligën e Dytë.

LIGA E TRETË

Se kjo ishte java e rikthimeve të mëdha, u dëshmua edhe në ndeshjet e Ligës së Tretë. Momo Bar për pak sa nuk pësoi një nga humbjet më të hidhura të këtij sezoni. Edhe pse ishte në epërsi prej 6-0, skuadra e Urim Tmaves u desh të djersitej shumë që të mbante këtë epërsi pasi Talinoci për pak sa nuk riktheu gjithçka kur barazoi rezultatin e pjesës së parë në 6-6, mirëpo një gol i vonshëm i Urim Tmaves vulosi fatin e këtij takimi në favor të Momo Bar (7-6).

Ylber Ramadani shkëlqeu në fitoren e Unioni SHPK duke mposhtur Surqinën në ndeshjen derbi të kësaj xhiroje, ndërkaq skuadra lidere në Ligën e Tretë, Festa, vazhdoi sigurt më rezultate komode ku edhe këtë javë fitoj 2-0 ndaj Ben Com – D. Nikadini gjithashtu fitoi ndaj Ferplast, ndërsa interesante ishin edhe Elektroplast 3-3 Capllani, Diti Balaj 2-2 Rinia dhe Shkëndija 4-4 Vikings.

Më poshtë rezultatet, tabela, golashënuesit më të mirë dhe më të dalluarit e kësaj javë në Ligën e Tretë.