Please enter at least 3 characters.

Liga Italiane e Futbollit pritet të bëjë ndryshime në Superkupë, kërkohet të luhet me katër ekipe - sistem “Final Four”

2019/12/3000-scaled.jpeg

Të dielën në Riyad të Arabisë Saudite, Juventusi do të luajë ndaj Lazion në finale të Superkupës së Italisë.

Por ky format mund të ndryshojë, pasi liga italiane e futbollit po mendon për një format të ri, me një Superkupë Italie me katër skuadra pjesëmarrëse.

Synohet një model i ngjashëm me atë të Superkupës së Spanjës që këtë edicion për herë të parë do të garojnë për trofeun katër skuadra.

Paulo Dybala. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Sipas Corriere Dello Sport, liga italiane synojnë që në Superkupën me katër skuadra ta ndërrojnë me fituesin e Serie A, vendi i dytë në kampionat dhe dy finalistet e Kupës, duke e formuar një “Final Four” me dy gjysmëfinale dhe një finale të madhe, ku do të dorëzohej trofeu.

Aktualisht Superkupa e Italisë me një finale u sjell 7,5 milionë euro arkëtime klubeve, ndërkohë që me katër skuadra arkëtimet mund të shkonin deri në 30 milionë euro. /Telegrafi/