Please enter at least 3 characters.

Liga e Kampionëve vazhdon edhe këtë javë - dy ndeshje interesante zhvillohen sot

2022/10/chl.jpg

Liga e Kampionëve rikthehet në këtë javë për të zhvilluar ndeshjet e fundit në të tetën e finales.

Gara më e madhe për klube në Evropë është afër përfundimit të këtij rrethi, derisa kanë mbetur vetëm edhe katër ndeshje.

Sot (e martë), Interi është mysafir i Portos, derisa ndeshja e parë në Itali kishte përfunduar në të mirë të Nerazzurëve (1-0).

Përballje interesante është edhe ajo në mes të Manchester Cityt dhe RB Leipzigut, derisa ndeshja e parë në Gjermani u mbyll baraz, 1-1.

Që të dy këto ndeshje fillojnë nga ora 11:00.

Ndërsa, po në këtë javë (e premte) do të hidhet shorti për fazën e çerekfinales. /Telegrafi/