Please enter at least 3 characters.

Lichtsteiner pritet të largohet nga Arsenali

2019/05/StephanLichtsteiner-e1557947998166.jpg
243:"LONDON, ENGLAND - MAY 05: Stephen Lichtsteiner of Arsenal during the Premier League match between Arsenal FC and Brighton & Hove Albion at Emirates Stadium on May 05, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Aventura e Stephan Lichtsteinerit tek Arsenali mund të mbyllet vetëm pas një sezoni në Emirates Satdium.

Mbrojtësi zviceran nuk ka luajtur rregullisht nën urdhrat e Unai Emery dhe u shpreh hapur se në një situatë të tillë e ka të vështirë të vazhdojë aventurën me Topçinjtë.

35-vjeçari është shprehur se pret fundin e sezonit për të pare se çfarë do të ndodhë, teksa për momentin është shprehur se është i fokusuar për finalen e Europa League, të cilën dëshiron ta fitojë me çdo kusht - transmeton KP.

Veterani zviceran ka oferta nga klube të tjera në Ligën Premier, por nuk përjashtohet edhe një aventurë e tij në Major League Soccer në Amerikë.

Kujtojmë që Lichtsteiner u transferua te Arsenali në edicionin e kaluar, pasi i mbaroi kontrata me Juventusin.