Please enter at least 3 characters.

Lexuesit e Telegrafit dëshirojnë lojë sulmuese - ky është formacioni i tyre ndaj Armenisë

2024/03/Kosova-lexuesit-e-telegrafit-0.jpg

Lexuesit e portalit Telegrafi.com kanë bërë zgjedhjet e tyre për formacionin e Kosovës në ndeshjen e sotme (e premte) ndaj Armenisë, ku nuk mungojnë befasitë.

Kosova do të luajë në udhëtim te Armenia, në ndeshjen që do të jetë e para për përzgjedhësin e ri, Franco Foda.

Ky takim është paraparë të zhvillohet në ‘Vazgen Sargsyan Republican Stadium’ të Yerevanit, me fillim nga ora 17:00.

Portali Telegrafi.com gjatë ditës së djeshme (e enjte) ka hapur një sondazh ku lexueseve i është kërkuar të zgjedhin nga më të mirët në portë, mbrojtje, mesfushë dhe sulm.

Zgjedhjet e tyre nuk kanë qenë pa befasi, pasi lexuesit kanë zgjedhur në formacion shumë sulmues.

Florent Hadërgjonaj, Lumbardh Dellova dhe Bersant Celina ishin disa nga emrat që i kanë votuar për pozitat e tyre.

Për të parë renditjen nga ‘më i preferuari tek më pak i preferuari’ klikoni KËTU, ndërsa më poshtë keni formacionin. /Telegrafi/