Lewandowski në prag të një transferimi sensacional, gjiganti turk i dërgon një ofertë zyrtare për sulmuesin polak
Robert Lewandowski mund të vazhdojë karrierën në Turqi, pasi Fenerbahçe raportohet se ka bërë hapa konkretë për ta transferuar sulmuesin polak pas largimit nga Barcelona.
Sipas gazetarit të njohur turk Yağız Sabuncuoğlu, Lewandowski është i interesuar për një kalim te gjiganti nga Stambolli, ndërsa bisedimet mes palëve thuhet se kanë nisur dhe po vazhdojnë.
Në të njëjtat raportime thuhet se Hakan Safi, kandidat për president te Fenerbahçe, ka bërë përparim të konsiderueshëm në negociata dhe tashmë ka dërguar një ofertë zyrtare për angazhimin e 37-vjeçarit.
ÖZEL | Fenerbahçe Başkan Adayı Hakan Safi, Robert Lewandowski için resmi teklif yaptı!
— Yağız Sabuncuoğlu (@yagosabuncuoglu) May 31, 2026
Lewandowski, pavarësisht moshës, vazhdon të konsiderohet një nga sulmuesit më efikasë të futbollit evropian. Pas largimit nga Barcelona si lojtar i lirë, polaku po shqyrton opsionet për hapin e ardhshëm në karrierë, ndërsa Fenerbahçe është shfaqur si një destinacion serioz.
Nëse marrëveshja realizohet, kalimi i Lewandowskit do të ishte një nga transferimet më të mëdha dhe me profilin më të lartë në historinë e futbollit turk.
Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse negociatat do të mbyllen me sukses dhe nëse Lewandowski do ta udhëheqë sulmin e Fenerbahçes në sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/


