Lewandowski mund të përfundojë te Man City në verë
14/10/2021
Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski mund të përfundojë te Manchester City në afatin e verën e ardhshme.
Sulmuesi polak është nën kontratë me gjermanët Bayern Munich deri në verën e vitit 2023.
Por, Lewandowski thuhet se disa herë ka kërkuar një sfidë më shumë në moshën 33-vjeçare.
Liga Premier është cilësuar si destinacioni i ardhshëm i polakut dhe tashmë është bërë i ditur klubi ku mund të transferohet.
Sipas gazetës gjermane Bild, agjenti i Lewandowskit, Pini Zahavi e konsideron Cityn si një "destinacion të mundshëm" për klientin e tij.
Transferimi i polakut thuhet se mund të përfundojë në verën e vitit 2022. /Telegrafi/


