Please enter at least 3 characters.

Leverkusen dhe Bayern Munich luajnë për kreun në Bundesliga - formacionet zyrtare

2021/10/1280x720-20200628214405-1634385503665.jpg

Bayer Leverkusen dhe Bayern Munich janë duke shkuar njëjtë këtë fillim edicioni.

Dy skuadrat deri më tani kanë arritur nga pesë fitore, një barazim e një humbje, derisa kanë pikë të njëjta nga 16.

Në kuadër të xhiros së tetë, dy skuadrat e mëdha do të jenë përballë njëra tjetrës në një sfidë fantastike në BayArena.

Si vendasit, ashtu edhe mysafirët duan tri pikët, pasi fitorja e njërës ose tjetrës skuadër i siguron vendin e parë në tabelë që mbahet nga Borussia Dortmund me 18 pikë.

Formacionet zyrtare:

Bayer Leverkusen: Hradecky, Frimpong, Kossounou, Tah, Bakker, Demirbay, Amiri, Diaby, Wirtz, Paulinho, Schick.

Bayern Munich: Neuer, Upamecano, Sule, Hernandez, Davies, Kimmich, Goretzka, Sane, Muller, Gnabry, Lewandowski./Telegrafi/