Please enter at least 3 characters.

Leonora Jakupi shfaqet elegante dhe tërë shkëlqim në pozat e reja

2022/02/collage-57-scaled.jpg

Përveç karrierës së suksesshme, Leonora Jakupi është mjaft e komentuar edhe për paraqitjet e saj në rrjetet sociale.

Këngëtarja e njohur shqiptare është mjaft e ndjekur në Instagram ku numëron mbi 293 mijë persona, ndërsa sjell imazhe që marrin vëmendje.

Edhe së fundmi, këngëtarja u paraqit me shumë stil, teksa shkëlqente me elegancën dhe sharmin ndërsa dukej mahnitëse.

Foto: Leonora Jakupi/Instagram

E veshur me një këmishë të bardhë me korset me ngjyra vjollce dhe të zezë, këngëtarja kompletoi atë me një mini-fustan blu.

Artistja përshtati pamjen e saj me një grim të theksuar dhe flokët bionde në stil të valëzuar, teksa në qafë mbante qafore ari.

Foto: Leonora Jakupi/Instagram

Ndërkohë, nuk munguan as pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e fansave të saj që e komplimentonin për dukjen.

Ndryshe, kujtojmë që në dhjetor të vitit që lamë pas, Leonora publikoi albumin “Amël”, në të cilin u përfshin gjithsej pesë këngë e që u mirëpritën nga publiku. /Telegrafi/