Leonardo do të provojë taktika të reja
18/07/2009
Milani do të përballet me Los Angeles Galaxy, Chelsea dhe Inter, gjatë qëndrimit një javor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pjesë e përgatitjeve parasezonale.
“Do të provojmë gjëra të reja gjatë turneut. Është një aventurë interesante, ku do të luajmë kundër disa skuadrave të rëndësishme, të cilat i njohim mirë. Do të luajmë kundër Chelseat të Ancelottit dhe aty do të jetë edhe derbi milanez kundër Interit të Mourinhos”, ka thënë Leonardo për “Sky Sport Italia”.


