Please enter at least 3 characters.

Lëndohet një person me mjet të mprehtë në Krushë të Madhe, arrestohet një person

Një person është lënduar me mjet të mprehtë gjatë një përleshjeje fizike në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit.

Rasti është konfirmuar nga Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, e cila bëri të ditur se i dyshuari është arrestuar pas incidentit.

Sipas saj, personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa Policia ka sekuestruar edhe mjetin e dyshuar që është përdorur gjatë incidentit.

“Në koordinim me prokurorin e shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Lëndim i rëndë trupor’ dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente”, deklaroi Krasniqi.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.