Please enter at least 3 characters.

Lëndohet Gary Cahill, mund të mungojë ndaj Barcelonës

2018/01/GaryCahill-2-e1515861457444.jpg
285:"LONDON, ENGLAND - JANUARY 13: Gary Cahill of Chelsea shakes hands with Antonio Conte, Manager of Chelsea as he is subbed during the Premier League match between Chelsea and Leicester City at Stamford Bridge on January 13, 2018 in London, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Kapiteni i Chelseat, Gary Cahill, ka pësuar një lëndim në gjysmën e parë të ndeshjes kundër Leicester Cityt.

Qendërmbrojtësi i Bluve nuk mundi të luante më shumë se gjysmë ore, pasi lëndoi muskujt e pasmë të kofshës dhe u detyrua ta lëshonte fushën.

Futbollisti anglez rrezikon të mungojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.

(Foto: Getty Images)

Cahill pritet të mungojë nga katër deri në gjashtë javë, në rast se lëndimi është serioz.

Kjo do të thotë se nuk do të mund të luajë në raundin e tretë të Kupës FA kundër Norwich Cityt dhe në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Carabao Cup ndaj Arsenalit.

Për më shumë, ai nuk do të paraqitej në ndeshjet e Ligës Premier kundër Brightonit, Bournemouthit, Watfordit dhe West Bromit.

(Foto: Getty Images)

Ndërsa mungesa më e madhe do të ishte në përballjen e parë ndaj Barcelonës që zhvillohet në Stamford Bridge.

Në këtë edicion, Cahill i ka regjistruar 30 paraqitje për klubin dhe për përfaqësuesen, edhe pse nuk është ndër zgjedhjet e para të Antonio Contes. /Telegrafi/