Please enter at least 3 characters.

Lëndohen dy persona në një aksident mes një kamioni dhe një veture në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

2024/03/Policia-e-Kosoves-i-ekspozon-me-rastin-e-24-vjetorit-te-themelimit-Forenzika-foto-Ridvan-Slivova-98-e1719478029110.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Dy persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 07:30 në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture.

“Sot rreth orës 07:30 në rrugën Mitrovicë- Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy përsona të cilët janë dërguar për tretman mjeksor. Me rastin po merren njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/