Please enter at least 3 characters.

Lëndimi i De Geas, shqetësim për Unitedin para ndeshjes ndaj Liverpoolit

2019/10/DavidDeGeaunit.jpg
275:"NEWCASTLE UPON TYNE, ENGLAND - OCTOBER 06: David De Gea of Manchester United reacts during the Premier League match between Newcastle United and Manchester United at St. James Park on October 06, 2019 in Newcastle upon Tyne, United Kingdom. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)
12:"Getty Images

David De Gea është detyruar ta lëshojë ndeshjen kualifikuese për 'Euro 2020', ndërmjet Suedisë dhe Spanjës për shkak të një lëndimi.

Portieri i Manchester Unitedit u zëvendësua nga Kepa Arrizabalaga (Chelsea) dhe nga mënyra e ecjes dukej sikur ka pësuar lëndim në ijë.

Kjo do të thotë se 28-vjeçari mund të mungojë në derbin e të dielës në Old Trafford kundër Liverpoolit.

Ky nuk është lajm aspak i mirë për trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, i cili nuk po arrin ta ketë skuadrën e parë të plotë në dispozicion që nga muaji gusht.

Mbrojtësit e krahut Luke Shaw dhe Aaron Wan-Bissaka janë në dyshim për të luajtur si pasojë e lëndimeve, ndërsa në dyshim është edhe Paul Pogba.

Anthony Martial e ka të lënduar kofshën dhe ka vazhduar me trajtimin në përpjekje për t'u kthyer. /Telegrafi/