Please enter at least 3 characters.

Lekaj uron mësuesit për ditën e tyre

2017/03/pali.jpg

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka uruar mësuesit e Kosovës për 7 Marsin, Ditën e Mësuesit.

Lekaj në urimin e tij për mësuesit thotë se kupton gjendjen në të cilën gjenden ata, por siç thotë ai me ndryshimet që do të vijnë në qeverisje, do të ndodhin gjëra pozitive dhe vlerësuese edhe për kategorinë bazë të shtetit, që është mësimdhënia - mësimdhënësit.

“7 Marsi është dita kur ne të gjithë pa dallim kujtojmë ata që na edukuan në hapat e parë të rrugës së gjatë të shkollimit. Ju bëtë rezistencën me të madhe duke mos u përkulur as para regjimit të Millosheviqit, i cili me çdo kusht tentojë ta mbyllë një dritare të rëndësishme për të na lënë të verbuar në terrin e paditurisë”, thuhet në urimin e Lekajt.

“Mësimdhënës në të gjitha nivelet e arsimit, do të bëjmë çdo gjë për të qenë afër juve. Duke pas vlerësimin maksimal për të kaluarën tuaj e duke premtuar ndryshime pozitive në të ardhmen për juve, ju urojmë 7 - marsin, ditën tuaj”, thuhet në urimin e Lekajt. /Telegrafi/