Please enter at least 3 characters.

Legjenda e Unitedit, Ince: Pogba po kërkon të largohet në janar

2019/10/Pogbaa-6-e1570089768442.jpg
285:"MANCHESTER, ENGLAND - SEPTEMBER 25: Paul Pogba of Manchester United reacts to a missed chance on goal during the Carabao Cup Third Round match between Manchester United and Rochdale AFC at Old Trafford on September 25, 2019 in Manchester, England. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba po kërkon të largohet nga klubi në janar, sipas legjendës së klubit Paul Ince.

Ashtu si shokët e tij të skuadrës së United, fituesi i Kupës së Botës me Francën ka duruar një fillim jo të mirë të sezonit në Ligën Premier dhe garat evropiane.

Pasi dështoi të bashkohej me Real Madridin gjatë verës, Ince mendon se Pogba e ka mendjen të largohet në afatin kalimtar të dimrit.

"Paul Pogba duket përsëri nën mesatare", ka thënë fillimisht Ince për Paddy Power.

"Lojtarët e rinj kanë nevojë për udhëzimin e tij tani, ata kanë nevojë për tu edukuar dhe treguar se ku duhet të jenë në fushë, dhe Pogba duhet të marrë përgjegjësinë e tij".

"Ne duhet ta shohim atë lider. Nuk jam i sigurt se koka e tij është tek ne".

"Besoj se mendja e tij është tek afati i janarit, por ai duhet të marrë kontrollin e ekipit dhe të të rinjve që po përpiqen të depërtojnë", përfundoi anglezi. /Telegrafi/