Please enter at least 3 characters.

LeBron James arrin fitoren e parë me Lakersat, Los Angeles triumfon ndaj Phoenix Suns

2018/10/GettyImages-1053163238.jpg
530:"PHOENIX, AZ - OCTOBER 24: LeBron James #23 of the Los Angeles Lakers lays up a shot over Deandre Ayton #22 and Trevor Ariza #3 of the Phoenix Suns during the second half of the NBA game at Talking Stick Resort Arena on October 24, 2018 in Phoenix, Arizona. The Lakers defeated the Suns 131-113. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Christian Petersen/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrëmë janë zhvilluar 11 ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Fitoren e parë në sezonin e ri në NBA e ka arritur skuadra e Los Angeles Lakers, e cila si lider tashmë ka basketbollistin më të mirë amerikan, LeBron James.

"Engjëjt" e Los Anglesit korrën fitore kundër skuadrës së Phoenix Suns me rezultat 131-113, për të ndalur serinë e humbjeve.

Dy periudhat e para i takuan Lakersave, të cilat ishin të mjaftueshme për të triumfuar, megjithëse pjesa e dytë i takoi Sunsave.

Lojë të mirë te Los Angeles shfaqi Lance Stephenson, i cili shënoi 23 pikë gjersa James regjistroi 'double' në saje të 19 pikëve dhe dhjetë asistimeve.

Te Phoenixu më i miri në parket ishte Devin Booker që shënoi 23 pikë, një pikë më pak, por që regjistroi 'double-double' në saje edhe të 11 kërcimeve i shtoi DeAndre Ayton.

Pas kësaj, Lakers ka bilanc prej një fitore dhe tre humbje gjersa edhe Sunsat kanë bilanc të njëjtë si Los Angeles.

Ndryshe, skuadra e Jamesit ndeshjen e radhës do të takohet me Denver Nuggets ndërsa Phoenix do të ballafaqohet me Memphis Grizzlies. /Telegrafi/